Tashmë dihet sigurt, se BMW do të sjellë nga linja X2 një makinë që mbushet me rrymë
I prezantuar para dy vitesh, BMW X2 ishte crossover kompakt, i dizajnuar që t’ju pëlqejë të rinjëve, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, ishte thënë se do të jetë një makinë hibride, por reporterët e kanë parë si një makinë që mbushet në tërësi me rrymë, derisa po testohej në mot të ftohtë në Suedi.
Ky është BMW iX2, që do t’i bashkohet modele të ngjashme si i4 dhe iX3, që do t’i shtohen tregut të makinave elektrike.
Megjithëse ishte konfirmuar makina që mbushet me rrymë nga linja X1, nuk thuhetj se do të ketë një të ngjashme nga linja X2.
Por, duke parë se ky model është shumë i kërkuar në treg dhe kërkesa për makina që mbushen me rrymë po shkon duke u rritur, BMW ka vendosur që ta bëjë edhe këtë ndryshim.
Vetura që ka ngjashmëri me modelet e mëparshme nga X2, ishte e zbuluar në tërësi, vetën se kishte disa shtresa në dritat për mjegull.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen