Shtëpia automobilistike BMW me seli në Mynih, shiti thuajse një të shtatën e automjeteve më pak në gjysmën e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, për shkak të mungesës së chip-ave dhe bllokimeve të herëpashershme në Kinë.
Nga janari në qershor u dërguan 1.16 milionë BMW, Mini dhe Rolls-Royce – deklaroi të premten grupi.
Bëhet fjalë për 13.3% më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021, periudha më e mirë e shitjeve në historinë e kompanisë, sipas shtëpisë automobilistike gjermane. Shitjet janë tkurrur me thuajse 20% në tremujorin e dytë.
Shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 110% në gjysmën e parë të vitit, duke arritur thuajse 76.000 BMW dhe Mini – deklaroi kompania. BMW është në rrugë të mbarë për të dyfishuar shitjet e automjeteve tërësisht elektrike brenda fundit të vitit – sipas planifikimit./monitor/
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...