BMW Serie 8, vetura e së ardhmes

08:13 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Ka munguar prej një kohë të gjatë BMW Serie 8, esenca e aftësisë krijuese, inxhinierike dhe teknologjike që mund të ofrojë shtëpia gjermane.

Vitin e ardhshëm, versioni përfundimtar i konceptit që u paraqit në konkursin e elegancës automobilistike në Villa d’Este, do të mbërrijë në konçesionarë do të kenë kaluar gati 20 vite nga largimi i modelit të fundit të super flamurtarit sportiv të Mynihut, maksimumi i gamës së BMW-së që prej 1989 deri në 1999.

Ky model i ri do të shërbejë për të përforcuar ofensivën e BMW-së në segmentin luksoz, një sektor në të cilin shtëpia e Mynihut synon të rrisë ndjeshëm shitjet dhe përfitimet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme