BMW planifikon të prodhojë makinat elektrike X3 dhe Mini

12:27 | 3 Tetor 2016
Arbresh Info

BMW ka njoftuar të premten se është duke planifikuar për të lansuar një version të makinës X3, krejt elektrike si dhe një Mini elektrike.

Kjo lëvizje është një zgjerim i rëndësishëm i BMW-së në portofolin elektrik të automjeteve.

Kompania ka një histori kur është fjala për automjetet elektrike. Ajo lansoi makinën elektrike i3 në vitin 2013, ndërsa kompania ka testuar ‘Mini E’ në vitin 2009, duke vendosur një flotë prej 500 makinash në të gjithë botën.

Në vitet e fundit, ajo ka lansuar BMW i8, si dhe versionet e ‘plug-in’ të serive X5 dhe 3. Kompania ka lansuar një numër modelesh hibride, duke përfshirë modelet X5 xDrive40e, 225xe, 330e, dhe 740e.

Automjetet e reja pritet që do të dalin në vitin 2019, dhe sipas CEO-së të BMW-së Harald Krueger, ata do të jenë “konkurrues”, kur është fjala për klasifikimin dhe çmimet.

BMW po përballet me presion nga rivalët e prodhuesve të makinave si Daimler, Volkswagen dhe Tesla.

Në fillimin e javës së shkuar në Paris Motor Show, Volkswagen zbuloi konceptin për makinën e saj elektrike, I.D. Chevrolet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme