Ndryshime të mëdha po ndodhin në ekipet e dizajnit të BMW Group duke filluar nga 1 tetori.
Adrian van Hooydonk është ende shefi, por BMW-të e ardhshme nuk do të projektohen më nga Domagoj Dukec.
Kroati i lindur në Frankfurt, i cili dikur tha se “dizajni i mirë nuk ka të bëjë me të bukurën apo të shëmtuarën” ka udhëhequr ekipin e dizajnit që nga prilli i vitit 2019.
Ai tani po zhvendoset në Rolls-Royce ku do të marrë të njëjtin rol.
BMW-të e ardhshme do të dizajnohen nga dy persona, përcjell Telegrafi.
Modelet e kategorisë së lartë të mesme dhe luksoze do të jenë përgjegjësi e Maximilian Missoni.
Veturat kompakte deri në ato të mesme do të stilohen nga Oliver Heilmer, shefi i dizajnit në Mini që nga viti 2017.
Diku tjetër, BMW ka emëruar Claudia Braun si drejtuese të një departamenti të ri të ndër-markave për dizajnin e ngjyrave dhe materialeve për BMW, Mini dhe Rolls-Royce.
Christian Bauer mbetet lider i përvojës dixhitale të klientit.
Do të ishte e lehtë të nxirreshin përfundime të shpejta se përse BMW po lëkund ekipin e saj të projektimit.
Nëse e ndiqni kompaninë në rrjetet sociale, jeni të vetëdijshëm për komentet kryesisht negative për pamjen e veturave.
Megjithatë, shifrat e shitjeve tregojnë një histori tjetër; BMW ka thyer rekord në vitin 2023 pasi ka dorëzuar 2,252,793 makina.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA