BMW më 2021 prezanton veturën e re elektrike me 800 kuajfuqi

22:38 | 17 Maj 2018
A. B.

BMW ka paralajmëruar konceptin e ri elektrik që do të nisë prodhimin më 2021.

“iNext” është modeli që do të vijë pas pak vitesh, ndërsa kompania sivjet do të sjellë konceptin “Vision”, që do të shërbejë si parashikim për modelin e rrugës.

Ai do të ketë madhësi të modelit X5, ndërsa do të vijë me opsionin e kalimit të distancës deri në 700 kilometra me një bateri elektrike, pa e rimbushur. Me platformën e re, ai do të ketë 800 kuajfuqi,shkruan koha.net

Modeli i ri elektrik do të përmbajë të gjitha teknologjitë më të reja të paralajmëruara për dekadën e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme