Abu Dhabi Motors këtë javë do të ekspozojë modelin e modifikuar të BMW-së, M4 në version Coupe, eksterieri i të cilit është me ngjyrë të gjelbër “Signal”, gjë që e bënë të duket “radioaktiv”.
Ky M4 vjen me paketë të re “M Performance” e bërë nga fibra të karbonit, e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë me spoiler, difuzer të pasmë, pasqyrat etj, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Ky BMW M4 Coupe me ngjyrë të gjelbër Signal vjen edhe me maskën e përparme të zezë, sistemin Akrapoviç të shkarkimit të gazrave, si dhe me interier prej lëkure Alcantara, qepjet ngjyrë të verdhë si dhe disa detajeve tjera të bëra nga fibra të karbonit.
Nën kofanon e këtij M4 Coupe gjendet motori 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 431 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4,1 sekonda.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit