BMW M3 Competition mund të arrijë më shpejtë se që është pritur

00:23 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Raportohet se BMW M3 dhe M3 Competition, mund të arrijnë në të njëjtën kohë

Tani që BMW 3 Series është shfaqur i pa mbuluar, të gjithë vëmendja shkon te modeli i ri M3, transmeton Telegrafi.

Ka shanse të mëdha se ky super sedan i prodhuesit gjerman, të arrijë gjatë shtatorit të vitit që vjen, në Frankfurt Auto Show. Saktësisht një vit, pasi u u prezantua sedani i zakonshëm.

Pos këtij lajmi, ka shanse të mëdha se adhuruesit e linjës M, të gëzohen më shumë se që duhet.

Në të njëjtin aktivitet, pritet të prezantohet edhe BMW M3 Competition i ri. Gjë që është shumë më shpejtë, se që është pritur.

Që të dy modelet do ta kenë ndërruesin manual të shpejtësive, që sipas të gjitha gjasave do t’i ketë tetë nivele të shpejtësive.

Po që se BMW i ka gati M3 dhe M3 Competition, për t’i prezantuar me kohë, atëherë mund të rivalizojë më lehtë me Mercedes-AMG C63 dhe C63 S. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme