BMW Group vitin e kaluar i ka dorëzuar klientëve gjithsej 2,555,341 vetura të markave BMW, MINI, dhe Rolls-Royce, duke shënuar kështu një rekord të ri shitjeje për kompaninë.
BMW, Rolls-Royce, dhe BMW Motorrad, gjithashtu shënuan rekorde të reja në tremujorin e katërt të vitit 2023, me një rritje të shitjeve prej 10,3 për qind dallim nga viti 2022.
Sa i përket porosive të veturave 100 për qind elektrike, ato u rritën për 74,4 për qind me 376,183 njësi të shitura.
BMW Group aktualisht ofron 18 modele plotësisht elektrike, ndërsa kanë njoftuar që çdo e pesta veturë e dorëzuar këtë vit do të jetë 100 për qind elektrike. /Telegrafi/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...