Google ADS

Bloomberg: Apple zhvillon procesorin AI

12:10 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Sipas burimeve të njohura me planet e Apple, kompania është duke dizajnuar çipin e fokusuar në inteligjencë artificiale, e cila do të koncentrohet në funksionin që përmban inteligjencën e njeriut. Kjo do të përfshijë edhe njohjen e fytyrës dhe të të folurit.

Apple po ndjen presion që të kthejë epërsinë që dikur e kishte në këtë hapësirë kur prezantoi asistentin personal Siri. Kompania aktualisht në pajisjet e veta përdor edhe procesor dhe GPU për të menaxhuar me proceset që shfrytëzon AI.

Apple me krijimin e çipit, i cili do të menaxhojë detyrat AI mund të rrisë shpejtësinë e përpunimit të të dhënave dhe ruajtjen e baterisë.

Ndryshe, Qualcomm tashmë ka modulin AI të integruar në çipin Snapdragon 835, i cili aktualisht gjendet në pajisjet më të fuqishme Android, siç janë Samsung Galaxy S8 dhe HTC U11.

Sipas burimeve të njëjta, Apple planifikon që t’iu ofrojë zhvilluesve të palëve të treta qasje në çip, me çka do t’iu mundësojë që të përfshijnë funksionet AI në aplikacionet e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme