Bisedimet mes zyrtarëve turq dhe përfaqësuesve të Instagramit ende nuk kanë dhënë rezultate
Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, tha se bisedimet mes zyrtarëve turq dhe përfaqësuesve të Instagramit ende nuk kanë dhënë rezultate.
“Ne nuk mendojmë se do të ketë ndonjë përparim sot”, tha ministry Uraloğlu, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë.
Të premten, Türkiye bllokoi qasjen në platformën e mediave sociale për të luftuar më mirë krimet si trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda dhe abuzimi me fëmijët.
Më herët gjatë ditës së sotme, Uraloğlu tha se zyrtarët turq ishin takuar me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar.
“Gjatë takimit u përcollën ndjeshmëritë tona për respektimin e ligjeve të Republikës së Türkiyes”, tha ai./AA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...