“Blindohet” Facebook Messenger, askush nuk mund t’i shikojë më mesazhet

09:43 | 6 Tetor 2016
Arbresh Info

Facebook ka lëshuar funksionin “Secret Conversations” në aplikacionin Messenger. Ky funksion nga rrjeti social siguron që vetëm dy njerëzit e përfshirë në një bisedë mund të shohin tekstin.

Sipas gjigantit, në fakt as qeveria apo vet kompania Facebook nuk ka qasje te bisedat kur ju jeni duke përdorur funksionin “Secret Conversations”, shkruan portali arbresh.info.

Ky funksion i ri, i cili përdorë enkriptimin ‘end-to-end’, tani është në dispozicion te një miliardë përdoruesit aplikacionit Messenger. Një enkriptim i tillë përdoret gjithashtu nga WhatsApp, Viber, Line dhe shërbimi i ri nga Google – Allo.

Mesazhet mund të shihen vetëm nga pajisjet ku ju keni përdorur këtë funksion. Pra, kjo do të thotë që bisedat më pas nuk mund të shikohen përmes ndonjë telefoni tjetër apo në kompjuter. Për të pasur qasje te “Secret Conversations”, ju duhet të përditësoni aplikacionin për të marrë versionin e fundit të Facebook Messenger./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme