Blerje sipas formës së trupit, jo sipas numrit

07:06 | 31 Maj 2016
Arbresh.info

Problemi me blerjen e rrobave nga interneti, është që nuk i provon dot për të parë nëse të bëjnë. “Fovo” po përpiqet të ndihmojë femrat me këtë situatë.

Faqja e internetit Fovo.com, e krijuar nga Kiana Anvaripour, ka vendosur një aplikacion në hyrje të faqes që i bën vizitoret femra të përshkruajnë me detaje formën e trupit të tyre, që nga pjesa e trupit që preferojnë të vënë në dukje, e deri tek forma e përgjithshme e trupit, stili i preferuar, etj.

Pas kësaj, rrobat që do të listohen gjatë kërkimit do të jenë ato që përshtaten më mirë. Blerëset mund të zgjedhin rroba nga dyqane të ndryshme, të cilat janë kategorizuar tek kjo faqe, e pastaj të kryejnë pagesën në Fovo.

1464595808_fafsfafdad1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme