Google ADS

Blackberry ulë çmimin e “Priv” për shkak të shitjeve të dobëta

01:30 | 8 Prill 2016
Arbresh.info

BlackBerry ka ulur çmimin e smartphone-it të tij,të bazuar në Android, i njohur si Priv, për shkak të shitjeve të ulëta.

“Priv” tani do të shitet për 649 dollarë, pa kontratë, duke zbritur kështu 50 dollarë nga çmimi standard.

CEO i BlackBerry, John Chen ka thënë se kompania do të konsiderojë të braktis prodhimin e smartphone-it në qoftë se ai nuk shitet më shumë këtë vit.

BlackBerry ka raportuar vetëm 600,000 shitje të pajisjes, shumë më pak se sa kompania ka pritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme