BitTorrent zvogëlon numrin e punëtorëve

14:29 | 25 Prill 2015
Arbresh Info

Kompania BitTorrent, e cila i lejon përdoruesit të shkarkojnë skedarë me përmbajtje të ndryshme, ka pushuar nga puna një numër të madh punëtorësh në SHBA.

Bazuar në raportin e publikuar nga Buzzfeed, kompania ka larguar nga puna 40 punëtorë nga përafërsisht 150, transmeton arbresh.info. Këta punëtorë janë larguar pas hapit që ka marrur kompania BitTorrent në shërbimin Sync.

“Shërbimi i ri që do të ofrohet nga BitTorrent është më fitimprurës, më i shëndetshëm dhe më i lehtë. Si pasojë e kësaj janë larguar edhe një numër i madh punëtorësh”, tha një zëdhënës i kompanisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme