Bitcoini ka vazhduar rënien, ndërsa të mërkurën ka rënë përfundi 40 mijë dollarëve, pas lajmit për kufizime të transaksioneve të kriptovalutave në Kinë, raporton agjencia Reuters.
Ky lajm pasoi pas postimeve të mëhershme të kreut të Teslas, Elon Musk, që la të kuptohej se Tesla ka hequr dorë nga Bitcoinët. Këtë lajm Musk më pas e përgënjeshtroi.
Kriptovaluta më e njohur në botë Bitcoin, ka rënë deri në 38.940 dollarë të mërkurën. Është 40 për qind më ulët sesa pika më e lartë që e arriti më 14 prill, në 64.895 dollarë.
Etherumi po ashtu ka pësuar rënie. Vlera e Etherumit ra në 2875 dollarë.
Kina të martën ka njoftuar se i ka ndaluar institucionet financiare dhe kompanitë e pagesave që të ofrojnë shërbime në lidhje me transaksione të kriptovalutave, ndërsa ka paralajmëruar edhe kundër tregtisë spekulative të kriptovalutave. Kjo ka çuar te shitja e ekzagjeruar.
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...