Monedha elektronike më e madhe në qarkullim, Bitcoin, ka shënuar një rekord të ri duke kaluar vlerën e 34 mijë dollarëve. Vlera më e lartë që nga korriku, duke u rritur me 4% në ditë .
Rritja e papritur shkaktoi një valë shitjesh në treg, e cila rezultoi në likuidimin e 114 milionë dollarëve në orët e fundit dhe një total prej 145 milionë dollarësh në monedha të ndryshme kripto.
Krahasuar monedha është rritur me 78% ku në tetor të vitit të kaluar një bitcoin ishte 19,330 dollarë.
“Shpërthimi” i atribuohet kryesisht pritjes së madhe për aprovim nga ana e Komisionit të Bursave në SHBA të një fondi të shkëmbyeshëm nga firmat financiare.
Më herët sot, një gjyqtar në Uashington, D.C. udhëzoi zyrtarisht komisionin të rishqyrtojë një kërkesë të vjetër dhe të kontestuar fort për një indeks këmbimi Bitcoin nga Grayscale.
Aprovimin e aplikacioneve të tilla, kanë thënë investitorët në kriptovaluta, mund të sjellin një valë të re të kapitalit në klasën e aseteve.
Për më tepër, sot, giganti global i investimeve, BlackRock, përditësoi aplikacionin e vet, duke treguar se ka filluar përgatitjet paraprake për lancimin e Bitcoin spot ETF, një fond të hapur që mund të emetoj ose shlyej aksione. Megjithëse këto veprime nuk garantojnë aprovimin por ato reflektojnë besimin në dritën e gjelbër të ardhshme nga ana e komisionit të bursave në SHBA./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...