Kripto-valuta Bitcoin ka pësuar rënie të madhe.
Vlera e Bitcoin është kthyer në nivelin normal. Të enjten, Bitcoin pësoi një rënie deri në 5,400 dollarë amerikanë (4,780 euro) për njësi.
Kjo është zbritja më e ulët që nga tetori i vitit 2017. Vjeshtën e kaluar, rritja e monedhës dixhitale kishte filluar dhe ka arritur kulmin në dhjetor 2017: Një Bitcoin atëherë kushtonte më shumë se 19,500 dollarë, transmeton lajmi net.
Në vitet e hershme, monedha u zhvillua larg syrit të publikut. Në vitin 2013, Bitcoin shpërtheu në shenjën prej 1.000 dollarësh për herë të parë.
Prapa monedhës dixhitale është ideja e një monedhe që ekziston pavarësisht nga shtetet, bankat qendrore dhe politika monetare. Ndryshe nga monedhat tradicionale, mjetet digjitale të pagesës nuk kontrollohen nga një zyrë qendrore dhe rezervimet nuk duhet të konfirmohen nga një zyrë qendrore.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...