Vlera e monedhës virtuale Bitcoin ka rënë nën 5 mijë Dollarë për herë të parë që nga Tetori i vitit 2017.
Kjo rënie bëri që vlera totale e të gjithë Botcoin që ekzistojnë të shkojë nën 87 miliardë Dollarë. Ekspertët thonë se shkak i rënies janë trazirat në tregjet e kripto-valutës. Bitcoin është një monedhë virtuale e paqëndrueshme. Kulmin e saj e arriti në Nëntor të vitit 2017, kur u kapi vlerën e 19.783 Dollarë, por kjo “lavdi” nuk zgjati për shumë kohë.
Duke marrë për bazë këtë shifër, luhatja e tanishme në tregjet ndërkombëtare do të thotë 75% rënie. Pika e këmbimit të Bitcoin, “Kraken”, tha se kjo monedhë virtuale është një investim jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak se është e paqëndrushme.
FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali
Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kok...
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...
SBASHK-u kërkon zgjidhje për pagat e mësimdhënësve në Viti, ...