Google ADS

Bitcoin për herë të parë e kalon vlerën 20 mijë dollarë

01:17 | 18 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Bitcoini e ka kaluar barrierën e 20 mijë dollarëshit për herë të parë të mërkurën, pas rritjes së interesimit institucional dhe të korporatave, njofton agjencia Reuters.

Një Bitcoin ka arritur vlerën e 20.800 dollarë sot, duke e kaluar shifrën e 20.675 dollarëve që kishte qenë më herët. Është rritur për më tepër se 170 për qind këtë vit, përcjell Albinfo.ch.

Monedhat më të vogla si Etherumi e Ripple (XRP), që shpesh lëvizin në tandem me Bitcoinin, janë rritur për 5.4 për qind përkatësisht 8.1 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme