“Bisha” më e re e Dodge 100 km/h i arrin për 2,3 sekonda

19:04 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Dodge në panairin e automobilave në Nju Jork ka prezantuar modelin e vet të paralajmëruar për një kohë të gjatë, Challenger Demon, për prodhimin e të cilit kishin punuar për më shumë se dy vjet inxhinierët e njësisë SRT dhe rezultati është impozant.

Challenger Demon lëviz me motor 6,2 litra V8, i ndihmuar edhe nga kompresori mekanik. Vetura ka 850 kuaj fuqi dhe në 402 metra mund “të fluturojë” për 9,65 sekonda me shpejtësi dalëse prej 225 kilometra në orë.

Edhe pse në dukej të parë del se Challenger Demon është bërë vetëm për gara, në kompani thonë se mund të përdoret edhe në situata të tjera. Dodge do të prodhojë 3 mijë njësi të Challenger Demon, ndërsa blerësit e parë mund ta marrin në fillim të verës./Arbresh.infododge1_2015 dodge2_8060

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme