‘Bisha’ e rrallë me zinxhirë tanku del në ankand, ja sa vlen

23:39 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Një makinë të tillë ndoshta s’e keni parë kurrë, por ky edhe pse duket si tak është një “Land Rover”. Mjeti shumë i rrallë me zinxhirë tanku pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 50.000 pound.

Mjeti i rrallë u modifikua (iu ndryshuan gomat me zinxhirë tanku), pak pasi u prodhuan në vitin 1958.

Modeli, i cili ka një motor me benzinë 2.286cc, është krejtësisht i ligjshëm në rrugë dhe është i aftë që të kalojë përmes lumenjve e kënetave moçalore.

Megjithatë ka një dobësi pasi shpejtësia maksimale e tij është 56 km/h.

Historia e plotë e “Land Roverit” është e panjohur por ka kaluar shumë kohë në Norvegji dhe Gjermani, përpara se të kthehej në Britaninë e Madhe vitin e kaluar.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme