Bill Gates: Njerëz si unë duhet të paguajnë taksa më të larta

00:40 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka deklaruar se personat e pasur duhet të paguajnë taksa më të larta.

“Unë duhet të paguajë taksa më të larta”, tha ai në një intervistë për CNN, transmeton portali arbresh.info

“Unë kam paguar shumë taksa, mbi 10 miliardë dollarë, por qeveria duhet të kërkojë taksa më të larta nga njerëzit e pasur”, tha ai.

Komentet e Gates vijnë pasi presidenti Trump dhe republikanët e kongresit shënuan fitoren e tyre të parë legjislative, duke kaluar një projekt-ligj për prerjen e taksave.

Plani i taksave gjithashtu zvogëlon normën e tatimit në korporata nga 35 për qind në 21 për qind.

Plani i administratës Trump jep disa avantazhë të dukshme për individët e pasur.

Sipas Gates njerëzit e pasur do të përfitojnë nga ky projekt-ligj më shumë se sa shtresa e mesme e popullsisë.

Gates ka qenë kritik ndaj administratës Trump dhe kohëve të fundit ka theksuar se mesazhi “Amerika e Para” mund të ketë ndikim negative për SHBA-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme