Bill Gates, person i dytë më i pasur në botë bleu superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë se emetimet e tij janë thjesht ujë.
Aqua u prezantua për herë të parë në Panairin e Jahteve në Monako, vitin e shkuar. Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme. Gjithsesi, mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024.
64-vjeçari Bill Gates i kalon gjithmonë pushimet në jaht, por kjo është hera e parë që ai blen një të tillë./tch/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...