Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore në botë, siç tregon një memo e brendshme e parë nga Reuters të hënën, ndërkohë që po përballet me rënien e shitjeve dhe intensifikimin e luftës së çmimeve për makinat elektrike.
Shtëpia më e madhe automobilistike në botë për vlerën e tregut kishte 140.473 punonjës në botë në dhjetor 2023, sipas raportit të saj të fundit vjetor. Në memo nuk saktësohej se sa vende pune do të prekeshin.
Disa punonjës në Kaliforni dhe Teksas janë njoftuar tashmë për pushimet nga puna – deklaroi për Reuters, një burim që ka dijeni mbi çështjen, i cili kërkoi të mos citohej, për shkak të ndjeshmërisë së temës.
“Ndërkohë që e përgatisim kompaninë për fazën e ardhshme të rritjes, është e rëndësishme të analizojmë çdo aspekt të saj për të reduktuar kostot dhe për të rritur produktivitetin”, deklaroi Elon Musk, CEO i Tesla në memo.
“Si pjesë e kësaj përpjekje, bëmë një rishikim të plotë të organizatës dhe morëm vendimin e vështirë për të zvogëluar numrin e personelit tonë më shumë se 10% në botë”. Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Aksionet e Tesla kanë rënë me 31% këtë viti, duke rezultuar më poshtë se shtëpitë automobilistike tradicionale si Toyota Motor dhe General Motors, aksionet e të cilave janë rritur përkatësisht me 45% dhe 20% falë tranzicionit të ngadaltë të konsumatorëve nga makinat tradicionale me motor me djegie të brendshme.
Edhe gjiganti i energjisë BP ka shkurtuar më shumë se një të dhjetën e fuqisë punëtore në aktivitetin e rikarikimit të makinave elektrike, pasi një bast mbi rritjen e shpejtë të flotave të makinave elektrike nuk ka dhënë frytet e tij – raportoi të hënën Reuters.
“Tesla po maturohet si kompani dhe nuk është më e njëjta histori rritje e një kohe” – deklaroi Craig Irwin, analist në Roth Capital. “Shkarkimet nga puna nënkuptojnë që drejtuesit të presin që të vijojë kërkesa e dobët”.
Pedro Pacheco, zëvendëspresident i sektorit të kërkimit dhe automobilave në Gartner, tha se shkurtimet mund të jenë thjesht një tregues i reduktimit të kostove nga kompania, përpara nxjerrjes në treg të modeleve të reja, pasi shitjet po ngadalësohen krahasuar me rritjen e fortë të udhëhequr nga prezantimi i Model Y dhe Modeli 3.
Këtë muaj Tesla deklaroi se dërgesat e makinave në botë në tremujorin e parë ranë për herë të parë në thuajse katër vjet, pasi zvogëlimi i çmimeve nuk ka mundur ta nxisë kërkesën.
Reuters raportoi se këtë muaj, Tesla e kishte pezulluar një makinë ekonomike të premtuar prej kohësh, e cila sipas investitorëve do të udhëhiqte rritjen e tregut të masës. Musk e përgënjeshtroi lajmin,
Kompania po përpiqet të forcojë marzhet e saj, të cilat janë goditur nga shkurtimet e përsëritura të çmimeve, veçanërisht në Kinë, ku përballet me konkurrencën e fortë të rivalëve lokalë, mes të cilëve, liderin e tregut
BYD, që për pak kohë e la pas kompaninë amerikane si prodhuesi më i madh i makinave elektrike në botë, në tremujorin e katërt, si dhe Xiaomi.
Tesla regjistroi një marzh fitimi bruto prej 17.6% në tremujorin e katërt, më i ulëti në më shumë se katër vjet./abcnews.al
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit