Tregu i kompjuterëve është duke u “shkrirë” vazhdimisht viteve të fundit, dhe gjithashtu edhe këtë vit nuk ka ndryshime. Bazuar në ‘Gartner’, shitjet e kompjuterëve në tremujorin e dytë të këtij viti kanë rënë për 9.5 % në mbarë botën në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Lenovo ishte kompania në krye për nga numri i shitjeve të kompjuterëve, por pas çdo viti ka pësuar rënie duke filluar që nga viti 2013, shkruan arbresh.info.
Sipas ‘Gartner’, ekzistojnë tri arsyeje për këtë rënie, e para qëndron pas rritjes së dollarëve amerikan në krahasim me monedhat në mbarë botën, duke shkaktuar kështu ngritje të çmimeve, e dyta qëndron pas sistemit operativ Window XP, i cili detyroi shumë njerëz vitin e kaluar të transferohen në platforma tjera, derisa këtë vit jo, dhe e fundit është si pasojë e platformës së ardhshme Windows 10, pasi që kompanitë janë duke zbrazur raftet për tu përgatitur për sistemin operativ të ardhshëm nga gjiganti Microsoft.
Megjithatë, ‘Gartner’ beson që shitjet e kompjuterëve do të kthen në nivelin e duhur vitin e ardhshëm./arbresh.info
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...