I liruar nga obligimet ditore në amazon, Jeff Bezos pritet të kthehet në sipërmarrjen hapësinore, Blue Origin, të cilën e pret një vit thelbësorë dhe një garë e nxehtë me SpaceX të Elon Musk.
57-vjeçari Bezos, një entuziast i hapësirës dhe njeriu i dytë më i pasur në botë pas Musk, javën e kaluar tha që është duke u larguar nga pozita e shefit ekzekutiv të kompanisë Amazon dhe do të fokusohet në projektet personale.
Themeluar në vitin 2000, Blue Origin, me bazë në Kent, Washington është zgjeruar në rreth 3,500 punëtorë, me prodhim të gjerë dhe objekte të nisjes në Texas, Florida dhe Alabama, raporton Reuters.
Portofoli ambicioz i së cilës përfshinë shitjen e udhëtimeve turistike suborbitale në hapësirë, shërbime të ngritjes së satelitëve dhe anijeve me ngritje të rëndë – asnjë prej të cilave nuk është ende komercialisht e zbatueshme.
Të dhënat e fundit tregojnë që Blue ka kapërcyer problemet e stabilitetit të djegies në motorin e saj të raketave BE-4 – një tjetër linjë biznesi, thanë dy burime.
Për krahasim, SpaceX e Musk, u themelua dy vite pas Blue Origin, ka lëshuar shtytësit Falcon 9 më shumë se 100 herë, ka lëshuar raketën operacionale më të fuqishme në botë – Falcon Heavy – tre herë, dhe ka transportuar astronaut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapsirës.
SpaceX tha të enjten se kishte 10,000 përdorues në shërbimin e saj broadband të bazuar në satelit, të quajtur Starlink, për të cilin Musk thotë që do të sigurojë fonde të rëndësishme për zhvillimin e raketave Starship për misione në hënë dhe përfundimisht në Mars, transmeton arbresh.info.
Blue gjithashtu shpreson për një fluks të qëndrueshëm të të ardhurave për raketën New Glenn – e vendosur potencialisht për debutim në fund të këtij viti – nga yllësia e ardhshme e Amazon me rreth 3,200 satelit të quajtur Project Kuiper, thonë burimet.
Amazon synon të ketë gjysmën e konstelacionit në orbitë deri në vitin 2026, por nuk ka një afat kohor publik për lëshimin e parë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...