Makina luksoze e ka brendinë, të mbuluar nga lëkura e përpunuar
Vetëm 257 njësi të Flying Spur janë blerë kur është lansuar në vitin 2017, mirëpo verzioni i ri që lansohet së shpejti, pritet të jetë shumë më i kërkuar, transmeton Telegrafi. Kjo pasi Bentli po kujdeset që ky sedan, të ketë të gjitha përfundimet e kryera në mënyrën më të mirë të mundshme.
Deri më tani, këtë makinë e kemi parë teksa testohej në rrugë, ndërsa kompania britanike e ka lansuar edhe një siluetë që tregon si duket nga jashtë.
Tani që duket se është afruar kohë e lansimit, janë treguar edhe detajet e enterierit luksoz të Flying Spur, që duket se do të ketë hapësirë mjaftë të madhe. Në pamjet e shpërndara, shfaqet pjesa anësore e derës, që ka lëkurë të përpunuar me sipërfaqe tre dimensionale.
Zyrtarë nga Bentley, nuk kanë treguar se sa do të kushtojë Flying Spur që do të jetë një rival i fuqishëm për Roll-Royce. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...