Google ADS

BE do të ofrojë internet falas për shtetasit e saj në 2020

08:11 | 16 Shtator 2016
Arbresh.info

Komisioni Europian këtë javë ka bërë një lajmërim sipas të cilit planifikonte që në vitin 2020 të sillte internet Wi-Fi falas në hapësirat publike për të gjitha vendet e BE.

“Ne propozuam sot pajisjen e çdo qyteti apo fshati europian me internet wareless falas duke filluar që nga viti 2020,” thotë presidenti i Bashkimit Europian Jean Claude Juncker.

Si pjesë e iniciativës së BE për përmirësimin e infrastrukturës digjitale, ka shumë palne që do të sigurojnë lidhjen me internet 5G në të gjithë unionin.

Për ta përmbushur këtë BE do të shpenzojë 120 milionë euro gjatë këtyre viteve për të pajisur parqet, sheshet, libraritë dhe vendet e tjera publike me Wi-Fi dhe autoritetet lokale do të jenë përgjegjëse për çdo kosto mbulimi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme