Google ADS

Bateritë e Note 7 u testuan nga Samsung

10:05 | 17 Tetor 2016
Arbresh Info

Derisa kompanitë si Apple kanë përdorur kompanitë e palës së tretë për të testuar bateritë e telefonave të tyre, një raport i ri zbulon që Samsung ka testuar bateritë e Galaxy Note 7 në shtëpi.

Bazuar në ‘The Wall Stret Journal’, për të shitur telefonat e mençur te operatorët e mëdhenj në SHBA, krijuesit të telefonave iu kërkohen që testimet e baterisë së telefonit të kryen te njëri nga 28 laboratorët e certifikuar në SHBA për tu siguruar që është në përputhje me standardet e vendosura nga Instituti Elektrik dhe Inxhinierët e Elektronikës, transmeton portali arbresh.info.

Por, Samsung është e vetmja kompania që ka përdorur laboratorët në shtëpinë e saj për të testuar bateritë për të fituar certifikimin ‘CTIA’.

Një zëdhënës i kompanisë ka theksuar se Samsung nuk ka gjetur ndonjë problem te bateritë e Galaxy Note 7 kur ka kryer testimet e saj të brendshme.

Po ashtu, gjiganti korean raportohet se është duke punuar për të identifikuar se çfarë ka shkaktuar në të vërtetë që disa njësi të Note 7 të shpërthejnë edhe pas tërheqjes nga tregu./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme