Bastisen zyrat e gjigantit Google

15:00 | 24 Maj 2016
Arbresh Info

Autoritetet franceze kanë bastisur zyrat e gjigantit Google në Paris si pjesë e një hulumtimi brenda taksave të kompanisë me bazë në SHBA, ka konfirmuar një zyrtar i afërt me këtë rast.

Bastisja, që filloi në mëngjesin e së martës, është e lidhur me përpjekjet e qeverisë socialiste të Francës për të detyruar gjigantin e internetit të paguaj shumat e majme të taksave që pretendohet ka borxh, shkruan Adam Thomson.

Ministri i Financave, Michel Sapin ka thënë gjatë muajit shkurt se shuma që Google duhet ta dorëzojë tek qeveria e Francës do të jetë më e madhe se marrëveshja prej 130 milionë funta me qeverinë e Britanisë së Madhe në fillim të këtij viti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme