Avioni elektrik kinez fluturoi me sukses dy orë

01:54 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pekin, 2 nëntor – Versioni i avancuar i avionit elektrik kinez RX1E-A me sukses ka kryer fluturimin e parë dy orësh.

Bëhet fjalë për versionin e ri të avionit të parë kinez RX1E i cili është pjesë e ekspertëve nga Universiteti në Shenyang, transmeton AA raportimin e medieve kineze.

Fluturimi i parë i versionit të avancuar dy ulëse është organizuar në aeroportin Ceih në provincën veriperëndimore kineze dhe zgjati rekord dy orë.

Versioni i mëparshëm i avionit elektrik kinez arriti të qëndrojë në ajër maksimum 45 minuta.

Fluturakja arriti të zhvillojë shpejtësi prej 160 kilometrave në orë, ndërsa është pajisur edhe me parashutë speciale në rast të problemeve gjatë aterimit.

Prodhuesit kinez tashmë negociojnë me blerësit evropianë dhe amerikanë të cilët gjeneratën e re të avionëve do ta përdorin për stërvitje të pilotëve, qëllime turistike, nevoja të foto-reporterëve dhe gjëra të tjera.

Kinezët tashmë kanë lëshuar avionë elektrikë në prodhimin serik, ndërsa një avion i tillë kushton rreth 150 mijë dollarë.

https://youtu.be/sbV24DciNLU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme