Avatari do të verifikojë nga njëra anë dokumentat e udhëtimit, si pasaportën e udhëtimit, vizën dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare. Nga ana tjetër ai do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, si për shembull për përmbajtjen e valixhes ose shkakun e udhëtimit. Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen.
Një program kompjuterik i ri do të jetë në gjendje që të dallojë në shprehjet e fytyrës të të intervistuarve nëse ata thonë të vërtetën. Nëse programi mendon se udhëtari thotë të vërtetën, kontrolli pasues nga një nëpunës i vërtetë kufiri është i shkurtër, transmeton top channel.
Përndryshe, verifikimi që pason është i gjerë. Vitin që vjen, programi kompjuterik do të testohet në kalime të veçanta kufiri në Hungari, Letoni dhe Greqi. Nëpunësi i kufirit që përfaqësohet nga kompjuteri, duke përfshirë një test automatik për gënjeshtra, është pjesë e projektit kërkimor iBorderControl.
Synimi është që kontrollet në hyrje të BE-së të përshpejtohen dhe të bëhen më të sigurta. Çdo vit në BE hyjnë 700 milionë vetë dhe tendenca është në rritje. Migrantët dhe kriminelët që duan ta kalojnë ilegalisht kufirin synohet që të konstatohen më lehtë përmes sistemit.
Projekti kushton 4.5 milionë euro, ndërkohë që ekspertë të pavarur dyshojnë se ai do të ketë sukses.
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...