Google ADS

Autobusi me autopilot (FOTO)

19:33 | 19 Korrik 2016
Arbresh.info

Kompania partnere e Mercedes Benz, Daimler gjatë një show të atomjeteve në Gjermani ka zbuluar të ardhmen e transportit publik, e ky është një autobus me autopilot.

Autobusi është dizajnuar nga sistemi i BRT në Evropë dhe nuk duket ndryshe nga autobusët tjerë modernë, por veçantia e tij qëndron në aftësinë për të vozitur vetë.

Ai mund të interpretojë sinjalet nga dritat e trafikut, duke përdorur një sistem të avancuar të kamerave, kështu që shoferi mjafton ta aktivizojë autopilotin.
Në rast të ndonjë parregullsie, autobusit i ndizet alarmi për dhënien e kontrollit shoferit. /KosovaPress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme