Autobusi i ri elektrik Elec City është prezantuar në manifestimin Hyundai Truck & Bus Mega Fair në Korenë Jugore. Kjo është hera e dytë që kompania tenton të krijojë një autobus komercial, pasi prototipi i parë nga viti 2010 nuk mori dritën jeshile për prodhim serik.
Elec City përdor bateri me kapacitet 256 kWh, e cila sipas prodhuesit jugkorean siguron deri 290 km vozitje me një mbushje./Arbresh.info/