Tani LA Auto Show që është shumë afër, Audi ka bërë të ditur se do t’i sjellë dy makina të reja
Në këtë aktivitet të rëndësishëm të automobilizmit, që fillon nga 22 nëntori, Audi do të prezantojë dy modele, ndërsa për herë të parë, ka treguar pjesët e njërit prej tyre.
Me shtresa të mëdha kamuflazhi është shfaqur e-tron Sportback, që për herë të parë është parë në Shangai Motor Show, dy vite më herët.
Kjo makinë do t’i ketë 400 kuaj fuqi, të cilët i mundësojnë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë të zë për 5.5 sekonda.
Së bashku me këto fotografi, Audi ka konfirmuar edhe datën e prezantimit të modelit RS Q8, që do të shfaqet në po të njëjtin aktivitet.
Brenda kësaj makine, pritet të jetë motori i njëjtë sikur te Audi RS6 Avant, që prodhon 592 kuaj fuqi, duke mundësuar vozitje shumë të mirë. /Telegrafi/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...