Të shikuarit nga afër, vërehet dukja më e mirë e këtij modeli
Kohëve të fundit, Audi RS6 Avant është shfaqur disa herë derisa testohej, ndërsa ka pasur edhe disa imazhe të shpërndara që tregonin disa pjesë të këtij modeli
Frankfurt Motor Show ishte organizimi i zgjedhur nga Audi, për ta shfaqur nga afër këtë model të ri që është pritur gjatë prej entuziastëve. Njohësit e makinave, e kanë shikuar nga afër dhe vlerësuan se ka dizajn më të mirë se që pritej, ndërsa as përformancën nuk pritet ta ketë të dobët.
Bëhet e ditur se motori me 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.6 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të ndaluar në 250 kilometra në orë.
Duke e ditur se Audi i fshehë specifikat e fuqive, besohet se RS6 Avant, ka kapacitet edhe më të fuqishëm dhe të mirë. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...