Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, e ka prezantuar modelin sportiv, tërësisht elektrik, Rs e-tron GT. Kjo veturë pritet të jetë rivale e të famshmeve Tesla Model S dhe Porsche Taycan.
Të interesuarit do të mund ta porosisin blerjen e kësaj super-veture nga maji i këtij viti, ndërsa çmimet do të fillojnë nga 126.000 euro, shkruan Autoexpress.
Kjo veturë është e pajisur me tre motorë elektrikë: njëri është i vendosur në pjesën e përparme të veturës, ndërsa dy të tjerë për secilën rrotë të pasme. Së bashku, ata prodhojnë 590 kuaj fuqi, por sistemi “launch control” mund ta rrisë fuqinë në 637 kuaj fuqi për periudha të shkurtra.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë kjo Audi e arrin për vetëm 3.3 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë automatike në 250 kilometra në orë,transmeton Gazeta Express.
RS e-tron GT mund të lëvizë 450 kilometra me një mbushje të plotë të baterisë. Bateria e saj mbushet gjatë tërë natës, nëse përdoret sistemi me 11 kilovatë.
Megjithatë, në këtë model mund të përdoret edhe sistemi për mbushje të shpejtë prej 270 kilovatësh, me ç’rast bateria mund të mbushet nga zero në 80 për qind për vetëm 23 minuta.
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...