Prodhuesi gjerman Audi, ka kërkuar të kthehen prapa më se një milion vetura të shitura në mbarë botën, që janë të pajisura me motorët 2.0-litra TSFI.
Kthimi prapa, është kërkuar nga frika se sistemi i ftohjes mund të ketë ngecje dhe të shpërthejë zjarr, transmeton Telegrafi.
Makinat që besohet se përbëjnë rrezik janë modelet A5 dhe Q5 të prodhuara nga 2013 deri më 1017, A4 Sedan dhe Allroad 2013-2016, si dhe A6 2012-2015.
Megjithëse problemi mund të jetë vetëm një dalje nga sistemi dhe bllokim, me kthimin e 1.16 milion makinave pritet të shmanget çdo rrezik, përfshirë edhe maksimalin që do ishte ndezja e flakëve.
Të gjitha këto makina, Audi do t’i pajisë me sistem të ri të ftohjes, pa pasur asnjë kompensim prej klientëve. /Telegrafi/
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin