Edhe pse E-Tron nuk është modeli i parë i prodhimit të kësaj marke – Audi prodhoi sportin R8 e-tron në vitin 2016, por kjo makinë u tërhoq nga tregu vetëm pas një viti për shkak të shitjeve të dobëta – prodhuesi gjerman mendon se e poka e vërtetë elektrike fillon me një SUV.
Ndryshe nga disa modele të tjera elektrikenga prodhimi bashkëkohor, Audi E-Tron nuk devijon shumë nga pjesa tjetër e gamës së markës me dizajnin e saj.
Në kabinë mbizotërojnë ekrani digjital -përveç tri të mëdha, dy në tastierë qendrore dhe një në panelin e instrumenteve, në skajet e derës para shtyllave “A” ekzistojnë dy ekrane të vogla me një kamerë të jashtme, e cila ndërron pasqyrat në retrovizorë. Në fakt, Audi do të ofrojë kamera në tregjet ku është e rregulluar ligjërisht në vend të retrovizorit të jashtëm klasik.
E-Tron për motor përdor dy motorë elektrikasinkronë, të mundësuar nga fuqia e baterisë prej 95 kWh dhe makina është në gjendje të përshpejtojë 0-96 km/h për 5.5 sekonda, para se të arrijë maksimumin prej 200 km/h. Audi pretendon, se në varësi të kushteve të vozitjes, ky sistem është në gjendje të ofrojë deri në 30% të autonomisë totale të E-Tron.
Audi nuk ka publikuar informata zyrtare mbi autonominë maksimale me bateri të plota. Jo zyrtarisht, ajo është rreth 400 km.Audi i ka siguruar vozitësit shtatë mënyra të ndryshme të vozitjes, nga një udhëtim i rehatshëm, përmes drejtimit të makinës me efikasitet energjetik dhe sportiv.
Varësisht nga shpejtësia e automjetit dh emënyra e zgjedhur e udhëtimit, sistemi i pezullimit ulet ose rritet në rangun e 76 mm. E-Tron mbështet ngarkuesit e shpejtë deri në 150 kW, kështu që bateritë mund të kenë deri në 80% kapacitet brenda 30 minutash.
Shitja e këtij modeli fillon në tre mujorin e dytë të vitit 2019 dhe versioni bazë me paketën Premium Plus do të kushtojë74,800 dollarë, një Prestige pak më e pasur me çmim prej 81,800 dollarë, dhe në krye të ofertës do të jetë Audi E-Tron First Edition me çmim prej 86,700 dollarë.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...