Google ADS

Asus Zenfone Zoom afër debutimit në SHBA

09:01 | 5 Janar 2016
Arbresh Info

Asus prezantoi në CES-in e vitit të kaluar telefonin e mençur Zenfone Zoom, por kaluan 11 muaj dhe pajisja nuk debutoi në treg. Megjithatë, kompania më në fund ka lëshuar telefonin në Tajvan dhe është thuajse e gatshme të shes atë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asus ka zbuluar që Zenfone Zoom do të jetë në dispozicion në tregun amerikan qysh në fillim të muajit shkurt, transmeton arbresh.info. Ju do të jeni në gjendje të bleni versionin e ç ‘bllokuar për 399 dollarë, çmimi që është i volitshëm nëse marrim parasysh karakteristikat e telefonit.

Zenfone Zoom ka ekran të ndjeshëm në prekje me 5.5 inç, procesor Atom Z3590, 4GB RAM, 64GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, rrjet 4G LTE, kamerë frontale 5 megapiksel, bateri 3.000 mAh dhe platformë Android 5.0 Lollipop.

Kamera prapa është pjesa më e veçantë pasi ajo ofron zoom optik 3x, dy blica LED, fokus laserik, stabilizim optik të fotove, hapje f/2.7-f/4.8 dhe rezolucion 13 megapiksel./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme