Pas blerjes së një ish-fabrike ushtarake në Uells, të cilën Aston Martin e ka transformuar në masë të madhe në kapacitete moderne të prodhimit, automobili i tyre i parë nga fabrika e re do të jetë një DBX elektrik.
Hyrja e Aston Martinit në tregun ultra-luksoz të automobilave crossover dhe SUV është planifikuar për 2019, dhe në kompaninë britanike të automobilave thonë se në fotografitë e fundit të publikuara të koncept modelit elektrik të DBX mund të shihet, përveç ndryshimeve minimale, se si duket DBX, i cili në edicionin e konceptit premierë ishte prezantuar në vitin 2015 në panairin e automobilave në Gjenevë, transmeton KosovaPress.
DBX do të lëvizë me katër elektro-motorë, ndërsa transmetimi i energjisë do të kryhet mbi të dyja boshtet. Krejtësisht i ndryshëm nga të gjitha krijimet e mëparshme të Aston Martin, automobili duhet të ri-definojë qasjen aktuale në prodhimin dhe dizajnin e automjeteve luksoze dhe SUV.
Pas pamjes së automobilit qëndron projektuesi Marek Reichman, ndërsa DBX në konfigurimin bazë do të ofrohet si GT katër-ulës me dy bagazhe të mëdha dhe dizajn të hapësirës së pasagjerëve, të cilat nuk do të kenë pika prekëse me modelet aktuale të Aston Martinit.
Është e njohur tashmë se DBX në formën e tij të prodhimit do të jetë thjesht më atraktiv, por edhe dukshëm më praktik me pesë dyer.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...