Google ADS

Aston Martin DBX nuk do të jetë makinë elektrike, por hibrid me 700 kuajfuqi

17:31 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Ndryshojnë planet, DBX nuk do të jetë tërësisht elektrik, por një hibrid i fuqishëm

Andy Palmer që është një prej drejtuesve kryesor në Aston Martin, ka bërë të ditur se DBX do të jetë një crossover që lëvizë me benzinë dhe bateri, transmeton Telegrafi.

“Nuk është se na mungojnë kapacitetet prodhuese, por do të provojmë se si funksionon si hibrid. Vetura që do të jetë tërësisht elektrike, do të jetë Lagonda”, ka bërë të ditur Palmer.

Në anën tjetër, partneriteti që ka me kompaninë Daimler, i mundëson që kjo makinë të ketë motorin e AMG V8, i cili do të jetë në Vantage të ri dhe të katërtin DBS Superleggera.

Sistemi elektrik, pritet të ofrojë deri 200 kuajfuqi, teksa pjesa tjetër që lëvizë me benzinë rreth 500 njësi tjera, duke  ngritur kështu fuqinë maksimale në 700 kuajfuqi.

Prodhuesi anglez është duke bërë përpjekje të mëdha, që t’i hibridizojë modelet e reja, duke u bazuar në rregulla, që makinat të lirojnë sa më pak ndotje.

Por, nuk është bë e ditur, se kur do të lansohet ky SUV që po pritet prej kohësh nga entuziastët. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme