Google ADS

Asnjë kompani tjetër në botë nuk ka arritur vlerën e tregut që Apple preku sot

08:00 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Pas një performance të fortë ditën e djeshme, vlera e aksioneve të Apple arriti një tjetër rekord prej 352 dollarësh dhe dërguar vlerën totale të kompanisë në 1.5 trilionë dollarë.

Është kompania e parë Amerikane që arrin një vlerë të tillë. Vlera e tregut është thjeshtë vlera e aksioneve me shumëzuar me numrin e tyre dhe nxjerrë vlerën totale të kompanisë. Me çmimin aktual prej 352 dollarësh dhe 4.3 miliardë aksionet e kompanisë, vlera e Apple përllogaritet në 1.53 trilionë dollarë.

Numri total i aksioneve të Apple ka qenë në rënie vitet e fundit ndërsa kompania në mënyrë agresive i ka blerë pas duke rritur vlerën e aksioneve ekzistuese në treg.

Në Janar të 2020 vlera e Apple arriti rekordet por që ra gjatë periudhës së krizës globale të shëndetit. Aksionet u tkurrën me 35% gjatë fundit të muajit Mars. Por një rikuperim i fortë rikthehu në vlera rekord aksionet një trend që ka vijuar ditët e fundit. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme