Hakerët e grupit Impact Life ndoshta nuk do të publikojnë më të dhëna të vjedhura nga ueb-faqja Ashley Madison, por hetimet ligjore për të zbuluar se kush është përgjegjës për sulmin tashmë kanë filluar. Siç raporton ‘The Independent’, kompania prapa Ashley Madison, Avid Life Media (ALM) ofron shpërblim prej 300.000 eurove për personat që tregojnë ndonjë informacion që mund të identifikojë se kush qëndron prapa sulmit që ndodhi tek kompania, shkruan arbresh.info. Ky është hapi i parë dhe tepër i rëndësishëm që ALM ka marrë për të zbuluar se çfarë ndodhi me të dhënat si dhe konfirmon gjithashtu se vjedhja nga hakerët Impact Life është e vërtetë.
I përfshirë në këtë rast është gjithashtu edhe Departamenti i Policisë në Toronto, të cilët shpresojnë që hakerët me qëllime të mira do i ndihmojnë ata të gjejnë autorët e krimit.
Bryce Evanc në një konferencë për media ka thënë se hakerët kanë disa teknika që mund të na ndihmojnë shumë. Ai ka thënë gjithashtu se marrëdhënia e mirë me FBI-në dhe Homeland Security në SHBA mund të na shtyjë drejt zbulimit. Po ashtu, në rast se ndonjë qytetarë ka ndonjë informacion për të shpërndarë me policinë, këta të fundit kanë thënë se ata mund të kontaktojnë përmes një llogarie të veçantë në rrjetin social Twitter.
“Kjo është një çështje tepër urgjente për të gjetur se kush qëndron prapa hakimit të të dhënave”, deklaroi Evans.. Përveç kësaj, Evans foli edhe rreth dy vrasjeve që ishin të lidhura me sulmin që ndodhi në Ashley Madison, që sipas tij ata nuk kanë qenë të lidhur plotësisht me sulmin. /arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...