As dritat në shtëpi nuk janë të sigurta ndaj hakerëve! (Video)

13:57 | 13 Nëntor 2016
Arbresh Info

Disa javë më parë, një sulm masiv kibernetik rrëzoi përkohësisht disa nga uebfaqet më të mëdha në internet, përfshirë Twitter, Reddit dhe Amazon, si pasojë e të metave të miliona pajisjeve të mençura shtëpiake.

Tani, hulumtuesit e sigurisë kanë shfaqur se sa e lehtë është të hakosh pajisjet e mençura shtëpiake, gjë të cilën edhe e kanë demonstruar duke përdorur një dron për të parë nga distanca reagimin e dritave të mençura shtëpiake, shkruan portali arbresh.info.

Kjo e metë, e zbuluar nga hulumtuesit kanadezë dhe izraelitë, nuk kishte qëllim keqdashës, por e gjitha është bërë për të zbuluar se si pajisjet e vogla si ueb kamerat, monitoruesit e fëmijëve dhe pajisjet e tjera shtëpiake janë shënjestër që lehtë mund të sulmohen nga hakerët.

Këto lloj pajisjesh nuk përdorin ndonjë program sigurie apo program kundër viruseve ashtu siç bëjnë kompjuterët, dhe funksionet brenda tyre vijnë shpesh në mungesë të sigurisë dhe nuk janë të përditësuara, ngjashëm si ato që mund t’i shikoni në videon më poshtë ndaj të cilave është kryer sulmi.

Drita në këtë rast i përket një brendi të suksesshëm siç është ‘Philips Hue’, njëra nga sistemet më të famshme të dritave që ju mund të blini, që iu lejon nga largësia të kontrolloni intensitetin e dritës dhe ngjyrën përmes aplikacioneve nga telefonat e mençur.

Por, sistemi duket se ka një të metë madhështore në protokollin për kontrollim nga larg, i quajtur ‘ZigBee’, të cilin hulumtuesit e kanë shfrytëzuar për të kryer këtë sulm.

Përmes një pajisjeje, e cila ishte e instaluar në dron, hulumtuesit arritën të shpërndajnë programin keqdashës nga një dritë në një tjetër duke ndezur dhe fikur ato vazhdimisht deri në një largësi prej 400 metra./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme