Google ADS

Arrin pajisja e re Windows 10 Mobile

14:36 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Kompania Microsoft këtë vit do të fillojë me pajisjet e reja Windows 10 Mobile, por nuk do të jetë telefoni i shumëpritur Surface Phone për të cilin besohet se që një kohë të gjatë është në krijim në njësinë, të cilën e udhëheq Panos Panej.

Megjithatë, telefoni i ri Windows 10 Mobile mund të fillojë kah fundi i vitit dhe kjo do të ndodhë bashkërisht me freskimin e pjesës tjetër të harduerit.

Raporti, të cilin e sjell ueb sajti gjerman WindowsUnited, thekson se Microsoft aktualisht po punon në pajisjen Windows 10 Mobile, i cili sipas funksioneve do të jetë i ngjashëm me modelet ekzistuese, transmeton KosovaPress.

Kjo nënkupton se do të jetë i kufizuar në Windows Store dhe natyrisht Windows 10 Mobile.

Telefoni i ri do të jetë i bazuar në qasjen tradicionale dhe nuk do të mbështesë aplikacionet Win32 përmes softuerit për emulacion. Ky do të jetë megjithatë telefon në formë të Lumia 950, por edhe me harduer të avancuar.

Surface Phone, pa dyshim, pritet me të madhe, por tash për tash nuk ka fakte se kur mund ta presim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme