Google ADS

Arrestohet një haker i grupit Anonymous

12:12 | 18 Shkurt 2016
Arbresh Info

Një haker i dyshuar i grupit Anonymous që ka lidhje me sulmin DDoS në spitalin Boston gjatë vitit 2014 është arrestuar nga FBI pasi u shpëtua në brigjet e Miamit nga një anije udhëtimi.

Si një rast që duket më shumë i çuditshëm se sa një trillim, hakeri i dyshuar ishte duke u monitoruar që nga tetori i vitit 2014 por është gjurmuar vetëm kur shokët dhe familja e tij ngritën alarm që ai dhe e dashura e tij janë zhdukur, shkruan portali arbresh.info.

Sulmi i Anonymous ishte lansuar në spitalin e fëmijëve në Boston ku në këtë rast ishte përfshirë edhe një 15-vjeçare që është larguar nga kujdesi i prindërve të saj. Spitali ishte në gjendje t’i mbijetojë sulmit duke pretenduar më pas që asnjë e dhënë nuk ishte kompromentuar, por një gjë e tillë i kushtoi institucionit 300.000 dollarë.

Së fundmi ka ndodhur një tjetër sulm në një spital amerikan, ku drejtori ekzekutiv i Hollywood Presbyterian ka paguar 15 mijë euro për të rikthyer rrjetin që ishte shënjestër e hakerëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme