Arrestohet hakeri që rrëzoi shërbimin për thirrje emergjente 911

09:37 | 31 Tetor 2016
Arbresh Info

Një person në Arizona është arrestuar javën e kaluar pasi ka lansuar një sulm DDoS në shërbimin për thirrje emergjente 911.

Meetkumar Hiteshbahai Desai në kanalin e tij në YouTube ka zbuluar një të metë ë sistemin operativ iOS që i bënë telefonat dhe tabletat të thërrasin vazhdimisht në 911, shkruan portali arbresh.info.

Mbi 1000 njerëz telefonuan shërbimin emergjent brenda të njëjtës kohë duke rrëzuar qendrën e thirrje në vend.

Desai, i cili është duke u përballur me tri akuza, i ka thënë policisë se e ka shfrytëzuar këtë lëshim për të fituar famë në komunitetin online të programerëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme