Konstantin Simenov Kavrakov , hakeri bullgar që arriti të vjedhë mijëra dollarë nga llogaria bankare e Bill Gates, është arrestuar nga policia ndërkombëtare e Filipinës.
31-vjeçari është arrestuar nga policia e Filipinës gjatë tërheqjes së parave në ATM duke përdorur kredit kartela falso. Në vitin 2011, Kavrakov ishte arrestuar dhe burgosur në Paraguai për hakimin që i kishte shkaktuar drejtorit ekzekutiv të Microsoft-it .
Gjatë këtij arrestimi, policia i gjeti shtatë kredit kartela të klonuara, të cilat i përkisnin bankave të ndryshme si Citi Visa, Eastwest Bank Vice, Citibank MasterCard, Standard Chartered MasterCard, Citibank Visa, Citi MasterCard dhe Gold Card.
Policia beson që Kavrakov është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për klonim të kartelave bankare që në mënyrë aktive janë duke punuar në SHBA dhe vendet e tjera të Evropës./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...